Milan i “dashururar” me shqiptarët, Tare këmbëngul për Granit Xhakën

Jo vetëm largime te Milani, që në prag të rikthimit të Allegrit është duke punuar për të forcuar një repart kyç si mesfusha. Largimi i Tijani Reijnders dhe ndarja e mundshme me Yunus Musah kanë lënë një boshllëk të madh, të mbuluar vetëm pjesërisht nga ardhja e Luka Modrić, prandaj Igli Tare është në punë për t’i ofruar më shumë zgjidhje trajnerit toskan.

Një emër mbi të gjithë është ai i Granit Xhakës, mesfushorit me përvojë me të kaluar në Premier League dhe aktualisht te Bayer Leverkusen. Shtatë vite te Arsenali ndihen në personalitetin që lojtari zviceran shpreh në fushë, siç shpjegohet nga La Gazzetta dello Sport. Por duhet bindur klubi gjerman “Aspirinat”, që mund të përfitojnë nga kontrata që skadon në vitin 2028, si dhe nga vlerësimi që shkon rreth dymbëdhjetë milionë euro. Asgjë e pamundur për Milanin, që vazhdon të hedhë vështrimin përreth, duke pritur edhe një përgjigje nga Adrien Rabiot, i kontaktuar drejtpërdrejt nga Allegri, por që aktualisht është i bllokuar nga Olympique Marseille.

Për të kaluar këtë ngërç, Milani po hedh sytë diku tjetër, te të rinjtë, ndoshta duke menduar për Ardon Jasharin nga Brugge, i konsideruar në Zvicër si pasardhësi i vetë Xhakës, por që mund të kushtojë rreth 35 milionë euro. Në këtë pikë, më e lehtë duket të shihet drejt Javi Guerra-s nga Valencia, aktualisht i angazhuar me U-21 e Spanjës dhe i ndjekur prej kohësh nga kuqezinjtë. Kostoja do të ishte më e ulët dhe referencat janë veçanërisht pozitive, ndaj mund të shtyhet fort për të, duke pasur parasysh të ardhurat e mëdha nga largimet.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×