Moment të rëndësishëm për marrëdhëniet ndërkishtare, Fortlumturia e Tij, Kryepiskopit Joan mbërrin në Kostandinopojë

Ditën e sotme, në orën 15:00, Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Joani, mbërriti në Aeroportin Ndërkombëtar të Stambollit, i shoqëruar nga delegacioni zyrtar i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.

Në zonën VIP të aeroportit, Kryepiskopi Joan dhe delegacioni që e shoqëron u pritën me nderime nga Hirësia e Tij, Mitropoliti i Sillivrisë, z. Maksim dhe nga Nënsekretari i Sinodit të Hirshëm dhe të Shenjtë të Patriarkanës së Kostantinopojës, dhjakon Oikoumenios.

Në pritje mori pjesë gjithashtu edhe Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë në Stamboll, z. Armand Shandro, duke shprehur vlerësimin dhe mbështetjen e përfaqësisë diplomatike shqiptare për këtë vizitë të rëndësishme kishtare.

Vizita e Kryepiskopit Joan në Patriarkanën Ekumenike të Kostandinopojës përbën një moment të rëndësishëm për marrëdhëniet ndërkishtare dhe për dialogun vëllazëror brenda Kishës Orthodhokse.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×