
Kanye West u shfaq diten e sotme në gjyqin e Sean “Diddy” Combs për trafikim seksual për të mbështetur kolegun e tij.
West, 48 vjeç, hyri në gjykatën federale të Manhattanit me një nga fëmijët e Combs, i veshur me një palë xhinse të bardha. I pyetur nëse ai ishte aty për Combs, West u përgjigj: “Po.”
Ai nuk u përgjigj kur u pyet nëse do të dëshmonte në emër të Combs.
Nderkohe, gruaja e West, Bianca Censori, nuk e shoqëroi atë, edhe pse ndodhet në New York me të.