Si duhet të veprojmë kur jemi para një skene aksidenti? Brataj: Njoftoni menjëherë autoritetet, bllokoni rrugën…

Skënder Brataj, drejtor i Qendrës Kombëtare të Urgjencave, në demonstrimet live të EVU Albania për edukimin e shoferëve, dha këshilla të rëndësishme për qytetarët që ndodhen përpara një aksidenti.

Ai iu tha se qytetarëve, se nëse janë përpara një aksidenti, duhet të njoftojnë menjëherë autoritetet.

Brataj shtoi se qytetari duhet të mos i japë ujë të plagosurit, të bllokojë rrugën për të shmangur përplasje të tjera dhe të qëndrojë në vendin e ngjarjes deri në mbërritjen e ndihmës.

Skënder Brataj, drejtor i Qendrës Kombëtare të Urgjencave: Nëse ndodhet përpara një aksidenti, qytetari të njoftojë menjëherë autoritetet. Qytetari mos t’i japë ujë të aksidentuarit, sepse nëse i jep ujë shkakton të vjella dhe kjo mund të përkeqësojë një frakturë. Qytetari të bllokojë rrugën që mos ketë përplasje të tjera, nëse nuk është policia. Qytetari të japë informacion të saktë. Shpesh ndodh, që për të njëjtin person, ne shkojmë në shumë vende, sepse jepen të dhëna të ndryshme për adresën. Kush njofton 127, të qëndrojë aty, mos të ikë. Biçikletat të qëndrojnë tek biçikletat, edhe monopatet të lëvizin aty ku është vendi për ta.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×