Stefano Pioli do të rikthehet në Itali, kërkon Kristjan Asllanin në klubin e Serie A

Kristjan Asllani do të kalojë javë jo edhe aq të qeta në SHBA ku po merr pjesë në Botërorin e Klubeve me Interin. Kjo, pasi emri i mesfushorit shqiptar qarkullon gjerësisht në diskutimet e merkatos së këtyre ditëve në Itali.

Për mesfushorin përflitet gjithnjë e më shumë hipoteza e largimit dhe në skenë ka dalë një alternativë shumë interesante. Klubi i Fiorentinës ka tentuar vazhdimisht që të afrojë mesfushorin e Kombëtares shqiptare që kur ai ishte pjesë e Empolit, para se të zgjidhte Interin.

Tani që Asllani mund të largohet nga zikaltrit, zërat janë shtuar, edhe për shkak të kërkesës së trajenerit të ardhshëm të Fiorentinës, Stefano Piolit. Mediat italiane raportojnë se trajneri i cili do të kthehet në Serinë A sapo të mbyllë kontratën me Al Nasr në Arabinë Saudite, e kërkon Asllanin që të jetë pjesë e projektit të ri në Firence, pasi vlerëson futbollistin të cilin e ka parë në vitet e kaluara si kundërshtar në fushën e lojës.

Njëkohësisht, edhe Interi pritet t’i hapë rrugë lëvizjes së Asllanit, në një moment revolucioni thuajse total të disa reparteve të skuadrës. Mediat italiane raportojnë qe klubi i ka vendosur një çmim prej 14 milionë eurosh kartonit të futbollistit shqiptar për të mundësuar largimin e tij gjatë verës.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×