Të hënën seancë plenare në Kuvend, ja për çfarë do të diskutojnë deputetët (RENDI I DITËS)

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet ditën e hënë në orën 13:00.

Në urdhrin e kryetares së Kuvendit Elisa Spiroapli, bëhet me dije se në rendin e ditës do të përfshihen çështje si Projektligji “Për performancën energjetike të ndërtesave”.

Kujtojmë se ditën e enjte deputetët nuk u mblodhën, pasi kryeparlamentarja Spiropali ishte në Ukrainë.

Njoftimi:

Në mbështetje të nenit 7, pika 6, dhe nenit 27/1 të Rregullores së Kuvendit, bazuar në kalendarin e punimeve për periudhën 29 maj – 18 qershor 2025, URDHËROJ: I. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 16.6.2025, ora 13:00. II.

Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 5.6.2025.
2. Njoftime.
3. Projektligji “Për performancën energjetike të ndërtesave”.
4. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet. IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×