Aksident i frikshëm në Lushnje/ Benz-i merr para furgonin me pasagjerë, përfundon në kanal dhe përfshihet nga flakët, shpëtojnë mrekullisht 11 persona. Dy prej pasagjerëve në gjendje të rëndë

Një aksident i frikshëm ka ndodhur rreth orës 03:30 të mëngjesit në autostradën Fier–Lushnje, pranë vendpushimit të njohur të shoferëve. Ngjarja përfshiu një automjet tip Benz dhe një furgon udhëtarësh, duke shkaktuar disa të plagosur, mes tyre edhe dy persona në gjendje të rëndë.

Sipas burimeve, Benz-i që udhëtonte me shpejtësi të lartë ka goditur nga pas furgonin me pasagjerë, duke shkaktuar humbjen e kontrollit dhe përplasjen e fortë të të dy mjeteve. Si pasojë, automjeti tip Benz theu barrierat mbrojtëse metalike të rrugës, përfundoi në kanalin kullues përgjatë autostradës dhe u përfshi nga flakët.

Katër personat që ndodheshin brenda Benz-it fatmirësisht kanë arritur të dalin nga mjeti dhe të shpëtojnë gjallë, megjithëse janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Ndërkohë, furgoni që po udhëtonte drejt aeroportit të Rinasit me 7 pasagjerë ka përfunduar disa qindra metra më tej nga vendi i përplasjes. Të gjithë udhëtarët kanë marrë lëndime, ndërsa dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë në Spitalin Rajonal të Lushnjes.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×