Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, municion luftarak, një sasi prej 304 gram lëndë narkotike kokainë, rreth 131 tableta ekstazi, 3 peshore elektronike dhe automjeti.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të kontrolleve për kapjen e shtetasve në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë apo lëndë narkotike, mbi bazën e informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Check Point”.
Gjatë operacionit, në rrugën “Ali Demi” shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin Krisald Kundraxhi dhe pasagjer shtetasin Jurgen Kovaçi
Gjatë kontrollit fizik dhe më tej të banesës së shtetasit Krisald Kundraxhi. iu gjetën 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, një sasi prej 304 gram lëndë narkotike kokainë, rreth 131 tableta ekstazi, 3 peshore elektronike si dhe pjesë arme.
Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestuan në flagrancë shtetasit:
Krisald Kundraxhi, 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
Jurgen Kovaçi, 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit’.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.