Gjykata e Posaçme ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Dashnor Dumanin, vëllain e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Nuredin Dumani. Ai është i dyshuar nga SPAK si i përfshirë në masakrën e Bradasheshit, ku mbetën të vrarë tre persona, si dhe në grabitjen e armatosur në pistën e aeroportit të Rinasit.
Ndërkohë, gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi” për Armis Stafën, i cili dyshohet nga SPAK për pastrim parash në funksion të organizatës kriminale të vëllezërve Hajdar dhe Franc Çopja.