
Romanca e Katy Perry-t dhe Orlando Bloom po lundron në ujëra të trazuara.
Disa ditë pasi një burim i brendshëm i tha PEOPLE se çifti përjetoi tendosje në marrëdhënien e tyre gjatë publikimit të albumit të saj të fundit 143, një burim tjetër thotë se mund të mos ketë kthim pas.
“Ata kanë mbaruar pothuajse plotësisht”, thotë një burim për PEOPLE, duke shtuar se “nuk i shohin realisht të jenë në gjendje t’i ndryshojnë gjërat”.
Burimi shton, “Ka qenë duke u shkaterruar dy muajt e fundit dhe nuk po duket mirë.”
Perry, është në udhëtim për turneun e saj botëror Lifetimes, dhe burimi thotë se ajo dhe Bloom kanë mendime të ndryshme kur bëhet fjalë për mënyrën se si duan të duket jeta e tyre.
“Ky rikthim do të thotë shumë për të. Ajo dëshiron t’u japë fansave shfaqjen më të mirë“, tha një burim i dytë për PEOPLE. “Ajo është e lumtur dhe e përqendruar vetëm në turneun e saj. Vajza e saj është me të dhe ata po vizitojnë vende turistike dhe po argëtohen.”
Kohët e fundit, Perry shiti të gjitha biletat për tre shfaqje në Meksikë dhe përfundoi duke shtuar edhe një të katërt. Aktualisht, ajo është në pjesën australiane të turneut, e cila gjithashtu është shitur plotësisht.