Konfirmohet lidhja e dashurisë së Sara Hoxhës dhe Erik Fullanit? Dyshja shfaqen bashkë për herë të parë (FOTO)

Prej disa ditësh rrjeti po zien nga lajmi për lidhjen e mundshme të Erik Fullanit dhe Sara Hoxhës. Zërat nisen pas disa fotove në jug të vendit që të dy ata kishin postuar nga i njëjti vend.

Tashmë ata kanë qenë pjesë një feste të përbashkët në periferi të Tiranës që aktorja e njohur Olta Gixhari organizoi në festën e 1-vjetorit të djalit të saj të vogël Zeo, shkruan Vip Magazine.

Sara Hoxha njihet për miqësinë e tyre të ngushtë, që pas filimit “Në kuadër të dashurisë” ku në rol ishin edhe motra me njëra tjetrën.

Nga ana tjetër, Fullani nuk ka qenë ndonjëherë pjesë e rrethit të ngushtë të Oltës, të paktën atij publik që shohim cdo ditë në rrjetet sociale.

Madje nga një kërkim që Vip Magazine bëri në rrjetet sociale, rezulton se ata nuk ndihen në instagram.

Kjo ka lënë vend për interpretim, se Erik Fullani mund të jetë tashmë partneri apo djali me të cilin po njihet mikesha e ngushtë e ‘zonjës së shtëpisë’, Olta Gixhari./Vip Magazine/

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×