Martini i fiksuar, do një Vllazni pa lëndime

Një detaj shumë i rëndësishëm që po i kushtohet vëmendje të veçantë te Vllaznia në këto ditë të para të përgatitjeve verore është gjendja fizike e futbollistëve. Kështu, në radhët e shkodranëve po tregon të kujdesshëm për ngarkesat fizike të caktuara për futbollistë të ndryshëm.

Pasi jo çdo futbollist mund të përballojë njësoj ngarkesat dhe kjo mund të dërgojë në dëmtime që mund të të lënë jashtë fushe për disa javë. Pikërisht këtë duan të shmangin në radhët e 9 herë kampionëve të vendit, prandaj gjithçka po monitorohet me kujdes. Dhe fatmirësisht deri më tani për Martinin dhe stafin e tij asnjë nga lojtarët aktualë të kuqebluve nuk ka shfaqur qoftë edhe problemin më të vogël fizik. Në këtë mënyrë, futbollistët po marrin dalëngadalë ritmin e duhur, që duhet për të përballuar sezonin e po ashtu për të rritur formën fizike dhe sportive nga java në javë.

Në radhët e shkodranëve nuk duan të përsëritet situata e sezonit të shkuar me dëmtimet, ku Vllaznia ishte skuadra që kishte infermierinë plot në më shumë se gjysmën e edicionit, ku ishin mbi 14 lojtarë që gjatë edicionit 2024-‘25 vuajtën dëmtime të ndryshme, duke u ndalur për disa javë e duke mos dhënë kontributin për skuadrën. Prandaj, “masat” që situata të mos ripërsëritet po merren që në fillim të edicionit nga ana e stafit teknik, atletik dhe mjekësor të klubit shkodran.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×