“Më 11 maj nuk janë zhvilluar zgjedhje, por votime”, LZHK: Bashkimi i opozitës, emergjencë kombëtare

“Lëvizja për Zhvillim Kombëtar” (LZHK), nëpërmjet një deklarate për mediat të mbajtur sot nga z. Ekrem Spahiu, ka dalë me qëndrime të forta lidhur me procesin zgjedhor të 11 majit, të cilin e cilëson si të deformuar dhe pa standarde demokratike.

Në fjalën e tij, Spahiu theksoi se LZHK është i vetmi subjekt politik që ka kryer një analizë të thellë të rezultatit të zgjedhjeve, duke marrë përgjegjësinë për humbjen.

Në deklaratë theksohet se më 11 maj 2025 nuk janë zhvilluar zgjedhje, por votime, ndërsa kërkohet bashkimi politik i opozitës duke u konsideruar një emergjencë kombëtare.

Deklarata:

“Lëvizja për Zhvillim Kombëtar” është subjekti i vetëm që ka bërë analizen e zgjedhjeve politike të 11 majit 2025 duke marë përgjegjësitë e veta për humbjen, por shumë shpejt koha na dha të drejtë për atë investim prej dy vitesh të LZHK për të bërë një reformë zgjedhore sipas standarteve demokratike në dobi të zgjedhjeve të lira, të drejta, të ndershme dhe të pranuara nga konkuruesit.
Nëse kjo do të realizohej e gjithë opozita do të ishte e bashkuar dhe sot do të ishte situatë tjetër.

Megjithëse ka kaluar një muaj nga zhvillimi i votimeve, nxjerrja e rezultatit përfundimtar duket i largët për të mos thënë se zgjedhjet mund të shkojnë drejt pavlefshmërisë së tyre. Rinumërimi i votave në KQZ, deri tani të rreth 50 % të qendrave të votimit tregon se legjitimiteti i zgjedhjeve është në pikëpyetje të madhe.

Koha na dha të drejtë se, “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar” i kërkoi gjithë opozites;
1. Barazinë e votes, me një sistem proporcional kombëtar ose 4 zona elektorale
Pasojat e këtij sistemi zgjedhor:
– PS me 53.27 % të votave nga 74 mandate ka marë 83 mandate, + 9
– PD me 32.93 % nga 46 mandate ka marë 50 mandate, + 4
– Nisma me 4 % nga 5 mandate ka marë vetëm 1
– Të gjitha subjektet jasht PS & PD kanë marë 221,811 vota, 15 % të votave nga 21 mandate kanë marë vetëm 7 mandate, – 14

2. Lista të hapura plotësisht
Pasojat që 1/3 e kandidatëve të jenë në lista të mbyllur:

– Diskriminim të kandidatëve edhe brënda një subjekti, dikush bëhet deputet pa vota fare dhe dikush me rreth njëzet mijë nuk bëhet deputet.

– Pabarazia mes kandidatëve të së njëjtës parti nuk motivoi kandidatët e opozites për të bërë fushatë te elektorati gri.

3. Votim dhe numërim elektronik
Pasojat e numërimit me komisioner;
– Ka kaluar një muaj nga numrimi votave dhe akoma nuk kemi rezultat zyratar.
– Raskapitje e komisionerëve, numruesëve, vezhguesëve, kandidatëve, etj.
– Manipulime dhe kontestime të votave sidomos për ato prefernciale.
– Kosto shumë e madhe financiare.

4. Vota e diasporës

Nësë nuk do të kishim një sistem proporcional kombëtar, LZHK kërkoi që të shtohej edhe një Rajon vetëm për diasporen, nga 12 në 13.

Pasojat;
– 200,000 votat e diaspores nuk prodhuan asnjë mandat, pasi u shpërndanë në 12 qarqe dhe ndryshuan vetëm një mandat në Vlorë.

***

Për sa më sipër, gjithë këto pasoja janë vetëm prej Reformes Zgjedhore, që duke i shtuar edhe gjithë infrastrukturen shtetërore që Qeveria përdori për të manipuluar votën e shqiptarëve, “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar” shpreh qëndrimin e saj se, më 11 maj 2025 nuk janë zhvilluar zgjedhje por votime.

Ne do të vazhdojmë të bëjmë detyrën tonë në dobi të demokracisë, shqiptarëve dhe Shqipërisë. Në këtë kontekst, “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar” mendon që është emergjencë kombëtare, të përqëndrohemi te:

1. Vazhdimin e mbledhjes së fakteve që kanë deformuar vullnetin e zgjedhësve dhe dërgimin e tyre në KQZ dhe te ndërkombëtarët.

2. Kryerja e një analize të thellë, ku të dalin përgjegjësitë objektive të opozitës.

3. Bashkimi politik në një front të përbashkët të të gjithë faktorëve dhe aktorëve opozitarë, për të synuar një qeveri kalimtare me mandat të kufizuar për të realizuar:
– Ndryshimet kushtetuese.
– Rishikimin e reformës territoriale.
– Reformën zgjedhore.
– Zgjedhjet e parakohshme.

“Lëvizja për Zhvillim Kombëtar” shpreh gadishmërinë e saj për tu angazhuar në këtë proces dhe ka bindjen e plotë se opozita do ringrihet fuqishëm për të ndryshuar realitetin aktual në Shqipëri.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×