Dy persona u arrestuan në zonën e “Ali Demit”, pasi qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në automjet.
Gazetari Igli Çelmeta raporton se një nga personat e arrestuar, Krisald Kundraxhi është i njohur për policinë dhe i arrestuar me parë për të njëjtat vepra penale.
Në vitin 2016 ai u arrestua nga policia e Tiranës bashkë me të fortin e “Myslym Shyrit” Gjergj Cukalin.
Veç Cukalit, policia arrestoi edhe Artur Tarjen, Muharrem Kallushin, Vjollca Gjokën, Gentian Balliun, Armand Gjokën, e Krisald Kundraxhiun.