Merkatoja e verës, Teuta me “arnime” në të tria repartet

Merkatoja e verës konsiderohet e hapur dhe gjatë këtij procesi Teuta do të bëjë goditjet e saj, ku synon të afrojë lojtarë që kanë spikatur në ekipet pretendente. Për momentin në Durrës ka vetëm largime, që dihen tashmë, si Peposhi, Kruja, Mingos dhe Tafas. Ndërsa sulmuesi që spikati, Rrok Toma, ka mbyllur huazimin me Teutën dhe rikthehet në Itali tek Albinolefe. Por, mundësia që ai të jetë pjesë e bluve dhe për një sezon mund të jetë e madhe.

Te Teuta priten disa ndryshime në radhët e grupit të lojtarëve që mbyllën vitin, ndaj një pjesë e tyre nuk do të jenë në skuadër për sezonin e ardhshëm. Drejtuesit e klubit po punojnë për përzgjedhjen e disa lojtarëve cilësorë që do të jenë pjesë e Teutës për sezonin e ri. Gjithsesi, baza e ekipit pritet të jetë pak a shumë e njëjta, me disa përforcime në të dy te repartet: mesfushë dhe sulm.

Skuadra vijon pushimet dhe tashmë angazhimet kanë kaluar te drejtuesit e skuadrës, të cilët prej ditësh po punojnë në drejtim të seleksionimeve të largimeve. Elementet që do t’i bashkohen skuadrës përgjatë merkatos së verës po marrin një vëmendje të madhe nga klubi, ku kësaj here kërkohet eksperienca. Brenda këtij muaji parashikohet që të bëhen goditjet e para në merkato.

HYRJE-DALJE- Momentalisht ka vetëm lëvizje në dalje. Teuta kanë nevojë për përforcime, pasi deri më tani janë larguar disa futbollist dhe grupi është i cunguar. Drejtuesit po shohin tregun vendas dhe atë të rajonit, për të gjetur lojtarët e duhur dhe që mund të përshtaten, pasi koha në dispozicion është e madhe. Teuta ka piketuar disa afrime në merkato, si mundësinë më të mirë për të nisur një sezon ndryshe Superiore.

Burime të besueshme pranë klubit durrsak, bëjnë me dije për “Panorama Sport” se përforcime do të bëhen në çdo repart. Për momentin nuk mund të flitet për emra konkretë, sepse është herët dhe do shihet se cilët futbollistë kanë mundësinë për të luajtur në Durrës. Gjithsesi, mbetet për t’u parë në vazhdim puna që do të bëjë klubi me përforcimet në merkato. Megjithatë, baza e skuadrës do të jetë e njëjta dhe bëhet fjalë vetëm për “arnime”, që mund t’i bëjnë punë skuadrës për sezonin e ri.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×