Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka shkëlqyer në Kampionatin Botëror “Budapest 2025”, ku fitoi medalje të argjentë.
Krasniqi ia doli që të shkojë deri në finalen e madhe, ku u mposht nga japonezja Uta Abe.
Paraqitja e Krasniqit ishte e mirë, por jo e mjaftueshme për të shkuar te suksesi i madhe.
“E preku finalen e madhe. Ishte duke punuar mirë, por japonezja Abe shfrytëzoi një gabim dhe kaq mjaftoi. Xhudo e federata jonë vazhdojnë tutje. Medalja numër nëntë nga Kampionatet Botërore.
Ne do të ecim përpara, s’do të të ndalemi asnjëherë”, ka shkruar ndër të tjera në rrjetet sociale trajneri i Kosovës në xhudo, Driton Kuka.