Nga arti, zejet dhe sporti, tek ofrimi i vaktit ushqimor, Manastirliu prezanton programin që do të ndjekin nxënësit në Shkollat Verore

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, në një publikim në rrjetet sociale, bëri me dije programin e shkollës verore 2025, që nis zbatimin në 10 shkolla publike në Tiranë, Kamëz dhe Durrës, një nismë e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, me mbështetjen e “World Vision Albania”.

Programi përfshin një sërë aktivitetesh edukative dhe argëtuese për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën.
Shkolla Verore do të zhvillohet nga data 16 qershor nga ora 08:00 deri në 13:00 për një periudhë dyjavore në secilën shkollë, ku fëmijët do të angazhohen në aktivitete të larmishme si: art dhe zeje, mësim i gjuhëve të huaja, kodim, sport, lojëra kreative, projekte STEM, diskutime mbi libra si dhe biseda me të ftuar të ndryshëm nga fusha të ndryshme të jetës publike dhe sociale.

Element i veçantë i këtij programi është ofrimi i vaktit ushqimor për të gjithë nxënësit, duke krijuar një ambient të kujdesshëm dhe të mbështetur për çdo fëmijë pjesëmarrës. Aktivitetet do të drejtohen nga staf i përzgjedhur profesional: mësues, koordinatorë, punonjës psiko-socialë dhe oficerë sigurie, të cilët do të sigurojnë zhvillimin sa më cilësor dhe të sigurt të programit.

Programi synon të mbështesë zhvillimin akademik, emocional dhe social të nxënësve, të nxisë vetëbesimin dhe pavarësinë e tyre, të rrisë përfshirjen sociale dhe të ndihmojë në zbulimin e talenteve të reja. Fokusi i veçantë i Shkollës Verore do të jenë fëmijët nga grup-mosha të ndryshme.

Shkollat ku po pilotohet ky model janë, “Emin Duraku”, “Kosova”, “Lasgush Poradeci”, “Avni Rustemi”, “Andrea Stefani”, “Kiço Blushi”, “Qazim Turdiu”, dhe “Klodian Tanushi”, në Tiranë, shkolla “Halit Çoka” në Kamëz dhe shkolla “Eftali Koçi” në Durrës. Pilotimi i Shkollës Verore synon të shndërrojë institucionin arsimor në një hapësirë që ofron mundësi të reja për zhvillimin e plotë të çdo fëmije.

Shkolla Verore është pjesë e angazhimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për të nxitur përfshirjen sociale, zhvillimin e fëmijëve dhe garantimin e një mjedisi të sigurt në institucionet arsimore.

111111111111111
111111111111111


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×