Sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata është rikthyer që të flasë edhe një herë për depresionin që ka kaluar në jetën e tij.
“Kur mbaroi ndeshja Dortmund-Atletico, isha vetëm në dhomën e zhveshjes për një kohë të gjatë. Doja vetëm të qaja. Atje filloi gjithçka. Më dhembnin këmbët, shtrëngohej gjoksi.
Nuk merrja dot frymë. Kisha frikë se mos bija në gjumë dhe nuk zgjohesha, kisha frikë nga gjithçka. Kisha shumë mendime të tmerrshme, vetëshkatërruese. Më shkoi ndërmend të bëja sikur kisha një dëmtim që të mos shkoja në Euro 2024”, tha Morata.