“Votat e shqiptarëve vdiqën pa rënë në kuti”, Sali Berisha: Ndikim në zgjedhje me të gjitha format

Kreu i PD, Sali Berisha, në daljen e radhës për gazetarët në seli, u shpreh se vota e shqiptarëve vdiq pa rënë në kuti si pasojë e ushtrimit të shtetit me forma të ndryshme.

Sipas Berishës, u bënë 4500 aktivitete të paligjshme të ndaluara nga ligji para fushatës, përfshi edhe ditën e votimit.

Rama ndërtues i narkoshtetit të vetëm në Evropë, ushtroi ndikimin në këto zgjedhje të gjitha format. Vota e shqiptarëve vdiq si votë e lirë pa rënë në kuti. 4500 aktivitete të ndaluara nga ligji, përfshi edhe ditën e votimit me Giro d’Italia. Po ashtu, falja e dy ditë para zgjedhjeve të gjitha gjobat.

Votën e shqiptarëve vdiqën pa rënë në kuti, me leje ndërtimi e leje legalizimi, gjysmë miliardi prokurime publike. Dhjetëra mijëra punësime gjatë fushatës elektorale, po ashtu edhe dhjetëra mijëra punonjës të administratës publike që u kthyen në polici të fushatës.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×