Një aksident rrugor është shënuar pasditen e sotme në aksin Korçë-Kapshticë, pranë fshatit Cangonj, në territorin e bashkisë Devoll.
Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur mes tyre, duke shkaktuar dëme materiale dhe dyshohet se ka edhe persona të plagosur. Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e të përfshirëve në aksident.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe ambulanca, të cilat po asistojnë të plagosurit dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.