Aksident në Sarandë, drejtuesi humb kontrollin, automjeti përmbyset anës rrugës

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e të shtunës në lagjen nr. 4 të qytetit të Sarandës, pranë stadiumit të futbollit.

Sipas raportimeve paraprake, një automjet, për të cilin dyshohet se drejtohej nga një shtetas i huaj ka goditur disa mjete të tjera të parkuara dhe në lëvizje dhe ka përfunduar i përmbysur në rrugë.
Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet policore të cilat kanë bërë këqyrjen e vendit dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe shkaqet që çuan në humbjen e kontrollit nga drejtuesi i mjetit. Sipas policisë drejtuesi i mjetit nuk
ka rezultuar të ketë konsumuar alkool.

Ngjarja ka shkaktuar shqetësim tek banorët e zonës, ndërsa qarkullimi në segmentin përreth është bllokuar.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×