Në ndeshjen hapëse të Kupës Botërore të Klubeve FIFA, Inter Miami dhe Al-Ahly përfunduan në barazim 0-0. Ndeshja u zhvillua në stadiumin Hard Rock, dhe edhe pse nuk pati gola, pati spektakël. Para ndeshjes, u zhvillua edhe ceremonia hapëse, një shfaqje e organizuar nga FIFA që magjepsi tifozët. Tingujt e Swae Lee dhe French Montana u shoqëruan me një shfaqje tradicionale fishekzjarrësh. Në tribuna ishin të pranishëm presidenti i FIFA-s, Infantino, së bashku me legjendën Ronaldo dhe Roberto Baggio.
Sa I takon asaj çfarë prodhoi fusha e blertë, në pjesën e parë, dominuan egjiptianët, ku Ustari, portieri i Inter Miami, shënoi disa ndërhyrje vendimtare, përfshirë një pritje ndaj një penaltie të ekezekutuar nga Trezeguet në minutën e 42.
Pas pushimit, ndeshja u balancua, me mundësi për të dy skuadrat. Messi u afrua me gol, por nuk arriti të shënojë, ndërsa Ustari vazhdoi të shpëtonte skuadrën e tij me disa ndërhyrje të rëndësishme. Në fund, Inter Miami pati dy mundësi të mira për të fituar me Fafà Picault dhe Falcon, por egjiptianët shpëtuan me fat.
Përfundimisht, ndeshja mbyllet 0-0 me Al-Ahly shkëlqeu më shumë se Inter Miami. Messi me shokë zhgënjyen publikun e pranishëm në Hard Rock të Floridës. Megjithatë kjo ishte vetëm sfida e pare në këtë Botëror për klube. Kujtojmë që Inter Miami dhe Al Ahly ndodhen në grup së bashku me Porton dhe Palmeiras