Pep Guardiola, tekniku i Manchester Cityt tregoi këndvëshrimin e tij para sfidës ndaj Juventusit në Botërorin e Klubeve.
“Ne jemi përballur tashmë me Juventusin këtë sezon, dhe atëherë humbëm në Torino. Por tani ata kanë një trajner të ri. Po flasim për klubin më të shquar në Itali – ndoshta jo në Evropë, por sigurisht më të famshmin në Itali. Kjo ndeshje do të vendosë se kush përfundon në krye të grupit. Juventusi është një ekip i jashtëzakonshëm në shumë aspekte.
Pres me padurim përballjen tonë të radhës me ta”, tha Guardiola.