Emërimi i Gatusso si trajner i kombëtares, Gravina: Ai është simbol i futbollit italian

Këtë të dielë u zyrtarizua Gatusso në krye të stolit të Italisë. Presidenti i Federatës, Gabriele Gravina, në një intervistë për Website-n zyrtar, vlerësoi në maksimum Gatusson.

“Gattuso është një simbol i futbollit italian fanella blu është si një lëkurë e dytë për të. Motivimet, profesionalizmi dhe përvoja e tij do të jenë thelbësore për t’u përballur më së miri me angazhimet e ardhshme të Ekipit Kombëtar.

I vetëdijshëm për rëndësinë e objektivit që duam të arrijmë, e falënderoj për disponueshmërinë dhe përkushtimin total me të cilin e ka pranuar këtë sfidë, duke ndarë projektin e FIGC-së për zhvillimin e përgjithshëm të futbollit tonë, në të cilin fanella blu luan një rol qendror strategjik”, ka deklaruar Presidenti i FIGC, Gabriele Gravina.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×