
Gazetari i njohur Bledi Strakosha ka qenë i ftuar ditën e sotme në emisionin, “S’e Luan Topi” në Top Channel.
Teksa ka folur gjatë për karrierën e tij dhe hapat e parë në ekran, Bledi ka zbuluar edhe një rast të takimit të tij me këngëtaren e njohur Parashqevi Simaku.
Gazetari ka rrëfyer se ka nuk e ka larë faqen 10 ditë pasi e ka puthur Parashqevia, një prej këngëtareve ikonë të asaj kohe.
“Parashqevia më ka kapur këtu te faqja. Unë nuk lava faqen 10 ditë se më kapi Parashqevia këtu.”-tha Strakosha.
Eriona Rusi (e habitur): Nuk e lave 10 ditë?
Bledi: Joooo
Bledi: E laja ktej (tregon me duar njërën pjesë të fytyrës, faqen tjetër dhe ballin) me sapun.
Eriona Rusi: Se në atë kohë ishte një ikonë, ishte një diva Parashqevi Simaku.
Bledi: Patjetër. Dhe ishte shumë e ëmbël. Ato duart e saj. Duart e sime mëje janë duart më të buta.