Kur Britpop takon futbollin: Robbie Williams dhe Laura Pausini në himnin zyrtar të FIFA-s

Muzika dhe futbolli po bashkohen në një event madhështor emocionesh dhe këtë herë me zërin e legjendës Robbie Williams! Ylli britanik është emëruar Ambasador i Muzikës nga FIFA për Kupën e Botës për Klube 2025, që nis këtë të shtunë në Miami.

Robbie ka krijuar këngën zyrtare të turneut, “Desire”, një himn energjie dhe pasioni që do të përfaqësojë shpirtin e futbollit në mbarë botën. Premierë e këngës do të jetë më 14 qershor, para ndeshjes hapëse.

Në këtë projekt të veçantë është përfshirë edhe një emër i madh italian, Laura Pausini, e ftuar personalisht nga Robbie për të sjellë magjinë e saj në këtë duet të papërsëritshëm.

“Të jem pjesë e kësaj kënge është një nder i madh,” – thotë Pausini. “‘Desire’ është plot emocion dhe shpirt, një moment i veçantë për çdo tifoz futbolli.”

Ndërkohë, Robbie sapo ka përmbyllur me sukses turneun “BRITPOP” në Mbretërinë e Bashkuar dhe paralajmëron albumin e tij të ri me të njëjtin emër, që pritet të dalë më vonë gjatë vitit.

Futbolli ka gjetur ritmin e tij dhe kjo është vetëm fillimi!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×