Tensionet në Lindjen e Mesme, Berisha: Diktatura teokratike e Ajetullahëve të Teheranit drejt fundit të merituar!

Kreu i PD Sali Berisha ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit dramatike në Lindjen e Mesme, duke e quajtur regjimin e Teheranit një “diktaturë teokratike” që, sipas tij, po shkon drejt fundit të vet të merituar.

Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, Berisha thekson:

“Diktatura teokratike e Ajetullahëve të Teheranit drejt fundit të merituar! Goditjet në zemër të regjimit nga forcat ajrore izraelite të mbështetura nga SHBA, asgjësimi i elitës terroriste të Gardës dhe të ushtrisë së Ajetullahëve, sistemeve mbrojtëse dhe impianteve bërthamore dhe objekteve të tjera strategjike, po çojnë drejt fundit të merituar regjimin diktatorial, obskurantist, luftënxitës e destabilizues të Teheranit”, shkruan ai.

Berisha e cilëson këtë përshkallëzim të konfliktit si një moment vendimtar për fatin e popullit iranian.

“Partia Demokratike beson se fundi sa më i shpejtë i regjimit obskurantist të Ajetullahëve, armik i egër i kombit iranian dhe lirive të tij, shënon çlirimin e këtij kombi të madh dhe një fitore të vërtetë për paqen dhe bashkëpunimin në Lindjen e Mesme.”

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×