VIDEO/ Fitore e thellë në startin e Botërorit të Klubeve, Bayern argëtohet ndaj Auckland City

Bayern e ka nisur me fitore të thellë Botërorin e Klubeve. Bavarezët triumfuan pastër 10-0 ndaj neozelandezëve të Auckland City.

Në sfidën e luajtur në TQL Stadium (Cincinnati, OH), kampionët e Gjermanisë realizuan shumë shpejt, me Coman, Boey dhe Olise thelluan shifrat.

Brenda fraksionit të parë, Coman dhe Olise kompletuan dopietën, sakaq pati kohë edhe për Muller. Në pjesën e dytë, “tundi rrjetën” 3 herë Musiala, sakaq as Muller nuk ndali spektaklin.

Ndeshja e radhës për Bayern është me 21 qershor, ndaj argjentinasve të Boca Junior.

 


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×