Italia ka zyrtarizuar Genaro Gatusson si trajnerin e ri të përfaqësueses. Gatuzo do të pasojë Spalletin, i cili u largua nga drejtimi i skuadrës pas humbjes me Norvegjinë. Federata ka treguar edhe detaje, teksa trajneri i ri do të prezantohet të enjten, më 19 qershor, në orën 11:00 në Romë.
Kujtojmë që Gatusso ishte pjesë e ekipit fitues të Kupës së Botës 2006 dhe luajti 73 ndeshje për ekipin kombëtar si lojtar.
Ai ka udhëhequr ekipe të rëndësishme europiane si Milan, Napoli dhe Valencia, sakaq së fundmi kishte frenat e Hajdukut të Splitit.
Ndeshja e parë e Gatussos si trajner i Italisë do të jetë në shtëpi kundër Estonisë më 5 shtator, takim ky i vlefshëm për kualifikueset e Botërorit. Synimi është i qartë, dërgimi i kombëtares drejt sukseseve të mëdha.