Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, makina del nga rruga dhe bie nga ura, plagoset rëndë drejtuesi

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në fshatin Buronjë, pranë Stjarit, bashkia Delvinë, në segmentin rrugor Sarandë–Delvinë.

Një automjet Toyota Auris ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga ura, duke lënë të plagosur drejtuesin e mjetit, i cili ndodhej i vetëm në makinë.

Banorë të zonës ndihmuan për nxjerrjen e shoferit nga kanali ku kishte rënë. Drejtuesi i mjetit 62 vjeçari Nishan Ballaci është transportuar me urgjencë në Spitalin e Sarandës, ku pas ndihmës së parë për shkak të plagëve të marra është transportuar me ambulancë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Sakaq, shërbimet e qarkullimit rrugor të Sarandës ndodhen në vend për të përcaktuar shkakun e këtij aksidenti.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×