Djali i Cher përfundon në spital pas një mbidoze, e shkuara e trazuar rikthehet në qendër të vëmendjes

Elijah Blue Allman, djali i vetëm i këngëtares ikonike Cher, është dërguar me urgjencë në spital pasi dyshohet se ka pësuar mbidozë. Sipas autoriteteve që ndërhynë në banesën e tij, Allman po shfaqte sjellje të çrregullta në momentin kur u gjet, ndërsa brenda shtëpisë u raportua se u gjetën substanca narkotike.

Ndërkohë, ish-bashkëshortja e tij, Marieangela King, në një prononcim për People, tha se Elijah ka kaluar një sërë sfidash personale gjatë viteve, por ka treguar vazhdimisht përpjekje për të qëndruar i matur dhe i përkushtuar ndaj njerëzve që do.

Ngjarja vjen pas disa episodeve të vështira në jetën e tij. Vetëm pak muaj më parë, në vitin 2023, Cher kërkoi kujdestarinë e përkohshme të aseteve të të birit, duke përmendur si arsye abuzimin me drogën dhe përkeqësimin e gjendjes së tij mendore. Megjithatë, në shtator 2024, ajo hoqi dorë nga kërkesa dhe palët arritën një marrëveshje private.

Në të kaluarën, marrëdhënia e ndërlikuar mes nënës dhe të birit ka qenë shpesh në qendër të mediave, përfshirë dhe një akuzë të fortë nga ish-bashkëshortja e Elijah, e cila pretendoi se Cher kishte organizuar rrëmbimin e tij nga një hotel në Los Angeles, pretendim që këngëtarja e mohoi kategorikisht.

Deri tani nuk ka informacion zyrtar për gjendjen aktuale të Elijah Allman, por fansat dhe njerëzit e afërt shpresojnë për një rikuperim të shpejtë dhe pa kthim pas.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×