Një 83-vjeçar është arrestuar nga policia në Lezhë, pas një vendimi të formës së prerë të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Luigj Paloka, banues në fshatin Balldre, ishte shpallur fajtor për disa vepra penale të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, përfshirë “Shpërdorim të tokës”, “Falsifikim dokumentesh” dhe “Falsifikim vulash dhe formularësh”.
Ai është dënuar me 5 vite burgim.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për shtetasin Luigj Paloka, 83 vjeç, banues në fshatin Balldre, të cilin kjo Gjykatë e ka dënuar me 5 vjet burgim, në kuadër të një procedimi për veprat penale “Shpërdorimi i tokës”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.