Gennaro Gattuso është zyrtarisht trajner i përfaqësues Italiane. Për të bërë publike këtë vendim ka menduar Federata “azzurre” me anë të një njoftimi për mediat: “Gennaro Gattuso është përzgjedhur trajner i ekipet përfaqësues, ndërsa prezantimi i tij do të bëhet të enjten, në orën 11:00 në Romë”, lexohet ndër të tjera në njoftimin e Federatës.
Gattuso ka firmosur një kontratë deri në 2026, me opsion rishikimi nëse Italia kualifikohet në Botërorin FIFA2026. Gattuso do të debutojë në stolin e Italisë më 5 shtator, në Bergamo, kundër Estonisë, ndeshja e tretë për Italianë në kualifikueset e Botërorit. Gattuso nuk do të jetë i vetëm në këtë aventurë në krye të Italisë, pasi pjesë e stafit të tij janë edhe disa kampionë të tjerë bote, si Andrea Barzagli dhe Leonardo Bonucci. Gjithashtu pjesë e stafit do të jetë edhe Cesare Prandelli i cili do të mbajë postin e drejtorit teknik.
I lumtur me këtë vendim të marrë, me stafin e ri të ekipit përfaqësues, u shfaq edhe presidenti i Federatës Italiane, Gabriele Gravina: “Gattuso është një simbol i futbollit italian, ngjyra azzurre është lëkura e dytë për të. Motivimi i tij, profesionalizimi i tij dhe eksperienca e madhe do të jenë thelbësore për të përballuar këtë aventurë në krye të ekipit përfaqësues. E falënderoj për vendosmërinë e tij për të pranuar këtë sfidë”, u shpreh ndër të tjera Gravina.
()