Deputeti socialist Denis Deliu, ish-komandant i BFS, i ftuar në emisionin Log. në News24, mendon se konflikti i ditëve të fundit mes Izraelit dhe Iranit ka nxjerrë në pah aftësitë teknologjike të Izraelit.
Nga ana tjetër, Deliu se sulmi izraelit ka gjunjëzuar Iranin, janë goditur aeroporte, njerëz të rëndësishëm të vrarë, teksa priten sulme të tjera ndaj Teheranit.
Denis Deliu: “Tani bën sens pyetja: çfarë është lufta? Vazhdimi i politikës me mjete të tjera. Sot kemi një retorikë armiqësore e Teheranit ndaj Izraelit. Operacion i mirëmenduar, hibrid janë shumë komponentë që lidhen. Është inteligjenca parashikuese dhe parandaluese për veprimet e ushtrisë iraniane.
Është goditja e infrastrukturës, bazës kryesore për ngritjen e raketave balistike. Kemi goditjen e aeroporteve luftarakë, vrasjen e komandantëve kryesore, vrasjen e shumë shkenctarëve. Kemi goditjen e shumë bazave që mendohet se punojnë për pasurimin e uraniumit.
Sulmi nxori në pah aftësitë teknologjike të Izraelit. Pothuajse ne kemi parë avionët luftarake dhe shtetin iranian të gjunjëzuar. Televizioni është goditur, kemi dhe urdhra të ushtrisë izraelite për largime nga baza ushtarake.”