Ka nisur Ministeriali i Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP).
Në fjalën e tij hapëse, ministri i Jashtëm Igli Hasani ka folur në lidhje me integrimin e vendit në BE si dhe ka rikonfirmuar angazhimin e vendit tonë në këtë proces.
“Shqipëria ka qenë një anëtare e përkushtuar e këtij procesi, kemi mbështetet tregun e lirë. Jemi krenar për arritjet si marrëveshja roaming rajonale dhe 5 marrëveshjet e lëvizshmërisë të nënshkruara në kuadër të Procesit të Berlinit.
Shqipëria mbetet e angazhuar plotësisht në rrugëtimin transformues, zgjerimi i BE jo vetëm një proces politik, por investim strategjik për paqen në Europë. Me çeljen e grupkapitujve jemi në rrugën e duhur drejt integrimit. Deri në fund të vitit presim të hapim të gjithë grupkapitujt.