Një konflikt i dhunshëm mes katër personave në qytetin e Sarandës ka përfunduar me procedim penal nga policia lokale.
Ngjarja ndodhi më 14 qershor 2025 në rrugën “Skënderbeu”, ku shtetasit A. K., J. K., E. Z. dhe R. M. u konfliktuan me grushte dhe sende të forta, ndërsa gjatë kontrollit iu gjet edhe një mjet prerës.
Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të sherrit.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit A. K., 27 vjeç, J. K., 25 vjeç, dhe E. Z., 41 vjeç, banues në Sarandë, pasi më datë 14.06.2025, në rrugën “Skënderbeu”, janë konfliktuar me njëri- tjetrin, me grushte dhe sende të forta, për motive të dobëta.
Gjithashtu, nisi procedimi penal për shtetasin R. M., 68 vjeç, banues në Sarandë, familjar i njërit prej shtetasve të përfshirë në konflikt, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një mjet prerës (thikë).