VIDEO/ Debatet në Kuvend, Gjekmarkaj “thumbon” socialistët: Të shpallet Miss Fjalimi ose Miss Oratoria

Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj, njëkohësisht edhe nënkryetar i Kuvendit, në seancën e sotme plenare, ironizoi në fjalën e tij socialistët, duke i quajtur fjalimet e tyre në nivele të larta estetike.

Ironia e Gjekmarkajt shkoi më tej, duke pohuar se duhet të shpallet Miss Fjalimi ose Miss Oratoria dhe fjalimi i fundit të lexohet në seancën e fundit për higjenë mendore dhe shpirtërore.

Fjala e Gjekmarkajt në seancën e sotme:

Duket qartë që ky është një projektligj që e nxjerr Shqipërinë në selamet. Dua të përgëzoj zotin Balla, i cili e ka kuptuar që nuk e justifikon dot rrogën si ministër për Parlamentit dhe ka dy seanca që është bërë yzmeqar pranë Ministrisë së Energjetikës”.

Por, thelbi i ndërhyrjes nuk ishte ky në fakt, por dy fjalimet e zotit Balla, fjalimi i zonjës Resuli, fjalimi i zonjës Antoneta dhe fjalimi i Dilo Nasufit, të cilët meritojnë një komision estetik, do të propozoja Pastorin, njeriun e Zotit, Toni Gogun, sepse janë nivele të larta estetike dhe të shpallet Miss Fjalimi ose Miss Oratoria.

Ndërhyn Spiropali: Mund t’i bëni me shkrim këto zoti Gjekmarkaj. Jua dhashë fjalën si nënkryetar parlamenti, por kjo nuk është për procedurë.

Gjekamarkaj: Fjalimi fitues të lexohet në seancën e fundit për higjienë mendore dhe shpirtërore në shenjë respekti për deputetët”.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×