Në emisionin “Me Zemër të Hapur”, drejtuar nga moderatorja dhe autorja Evis Ahmeti, u trajtua sërish ngjarja tronditëse e vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani, i cili u vra nga një bashkëmoshatar i tij në Tiranë, para rreth 8 muajsh.
Gjatë transmetimit, moderatorja tentoi të kontaktonte mësuesen kujdestare të viktimës, e cila punon në shkollën 9-vjeçare “Fan Noli” në kryeqytet.
Moderatorja i kërkoi asaj të ndante disa kujtime mbi ish-nxënësin e saj të ndjerë, por mësuesja refuzoi.
“Më keni marrë dhe herë tjetër dhe përgjigjja ime mbetet e njëjtë. Gjithë të mirat, mirupafshim”, tha ajo, para se të mbyllte telefonin.