Xhaka në Milano, Tare e ka me nxitim, vendos kontaktet me Leverkusen

Eksperiencë dhe personalitet në mesfushë, kjo është ajo që kërkon Max Allegri në këtë aventurë të tij të dytë në Milano. I qartë mbi kërkesat e trajnerit, Igli Tare është vënë në lëvizje për t’i plotësuar dëshirat, objektivi i tij kryesor është kthyer Granit Xhaka.

Drejtori Sportiv i “djallit” ka marrë pëlqimin e mesfushorit të Bayer Leverkusen, Xhaka ka thënë “Po”, por tani detyra e tij më të vështirë është të bind “aspirinat” të lënë të lirë prishtinaliun. Leverkusen vlerëson kartonin e Xhakës me 12 milionë euro, por me “Po” e lojtarin në “xhep”, Tare po përpiqet të ul kostot e këtij transferimi. Gjithsesi, në këtë rast, klubi gjerman është në pozita komode për të negociuar pasi Xhaka është nën kontratë deri në 2028. Leverkusen gjithashtu ka shfaqur interesim për Malick Thiaw, Tare është i vetëdijshëm për këtë, për këtë arsye palët mund të përfshihen edhe në një shkëmbim lojtarësh.

Në të njëjtën kohë, mbetet e hapur pista Luka Modric, palët kanë gjetur një akord total, por për vizitat mjekësore, duhet pritur përfundimi i Botërorit për Klube, ku Modric është i angazhuar me Real Madrid. Mesfushori kroat kërkon t’i bëj një mbyllje me lavdi aventurës së tij me Real Madrid. Nuk ka asnjë dyshim për këtë pjesë, Modric më pas do të vesh fanellën kuqezi pasi palët kanë gjetur preh kohësh akordin ndërmjet tyre.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×