Botërori i Klubeve, Tebas i ashpër: Duhet eleminuar si kompeticion

Shumë prej njerëzve të botës së futbollit nuk e shikojnë me sy të mirë zhvillimin e një turneu si Botërori për Klube. Një prej tyre është Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, i cili u tregua i ashpër në një intervistë të dhënë së fundmi.

“Duke e eliminuar atë. Qëllimi im është që të mos ketë më Kupa të Botës për Klube, kjo më është shumë e qartë. Nuk ka data të përshtatshme”.

“Nuk ka nevojë për një tjetër kompeticion që transferon para në një sektor të klubeve dhe lojtarëve dhe vjen nga diku tjetër”.

“Nuk ka më para këtu. Ne duhet të ruajmë ekosistemin dhe ta eliminojmë. Të mbahet si më parë, që ishte një fundjavë”.

“Nuk ka mënyrë, as nga ana e datave, as ekonomike, as nga aspekti i qëndrueshmërisë së futbollit”, ka thënë Tebas.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×