“Do shihni Inter të ri”, Chivu karikon zikaltërit, Martinez flet si lider

Christian Chivu është gati për debutimin e tij në krye të Inter, me ide të qarta jo vetëm për mënyrën e lojës, por dhe çfarë kërkon të përcjell tek ekipi në këto ditë të para si timonier i zikaltërve. Ish mbrojtësi i famshëm zbret në pankinë kundër Monterrey në Botërorin e Klubeve, një turne ku Inter nuk dëshiron të jetë thjesht kalimtar, por kërkojnë të bëjnë një paraqitje pozitive, fundja vijnë në këtë turne si finalist të Champions League:

“Diçka e re do të shihet menjëherë. Do të përpiqemi të sjellim diçka ndryshe edhe pse nuk ka qenë e thjeshtë, kemi pasur pak kohë në dispozicion. Në këtë turne duhet të shfaqim versionin tonë më të mirë, atë që ky grup ka shfaqur në këto vite. Nuk duhet të ketë alibi në lidhje me gjendjen fizike, apo mentale. Jemi gati. Nuk duhet të mendojmë për të shkuarën, fundja atë nuk mund ta ndryshijmë dot. A do të luajë me modulin 3-5-2? Në Itali janë shumë të lidhur me sistemin. Inter ka luajtur për shumë vite me këtë skemë, por mua më pëlqen që ekipi të jetë më fluid, të ketë më shumë simetri në lojë dhe të mos jap pika referimi”, u shpreh Chivu në konferencë për shtyp.

Për Inter, ky turne, Botërori për Klube, është një shans i mirë për të harruar sa më shpejt sezonin e fundit ku e mbyllën me zero titujt, edhe pse ishin pranë për të bërë “tripletën” e famshme. Për kapitenin Martinez, zikaltërit synojnë t’i shkojnë deri në fund:

“Sa herë nis një turne, Inter e di që duhet t’i shkojë deri në fund, sa më larg të jetë e mundur, kjo duhet të jetë e qartë. Sigurisht që do të ketë vështirësi pasi është një turne i ri ku marrin pjesë skuadra nga kontinente të ndryshme, do të jetë bukur. Po punojmë mirë edhe pse nuk kishim shumë kohë në dispozicion. Chivu? Jemi dakord me idetë e tij për mënyrën e lojës. Ai është një trajner që dëshiron të fitojë, këto gjëra neve na pëlqejnë”, theksoi Martinez.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×