E ardhmja në “ajër”/ Bintsuka, akoma opsion te Partizani

Arzhonzh Bintsuka është emri i vetëm nga sezoni i kaluar, që ka mbetur në “ajër” te Partizani. Edhe pse ekziston dëshira për të vazhduar bashkëpunimin, akoma mungon rinovimi. Fakt është se Bintsuka i mungon prej kohësh skuadrës së kuqe.

Kështu, edhe në rast se bashkohet me ekipin në Ohër, atëherë do të jetë paksa prapa me përgatitjet. Për sulmuesin kongolez është treguar interes në Qipro dhe Poloni. Kanë munguar emrat konkretë, duke bërë që të mbeten vetëm zëra. Sido të jetë, Partizani nuk do të dalë pa fitim me 22-vjeçarin. Dhe nëse vendos të largohet përfundimisht, atëherë kryeqytetasit do të përfitojnë nga taksa e formimit.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×