70 mijë euro. Kaq ka kushtuar ekzekutimi i vëllait të Talo Çelës sipas Erion Alibej.
Në dëshminë e tij në GJKKO, Alibej ka rrëfyer se kishte me vete edhe radio policie, dhe se është kontaktuar nga oficeri Agim Lleshi, me të cilin kishte kontakt. Ai i ka treguar se po shkonte në vendngjarje dhe se ishte ekzekutuar vëllai i Talo Çelës.
“Kam dërguar 60 a 70 mijë euro tek një karburant në Vore. Nuk mbaj mend aty i morën çunat e Fushë Krujës, apo Nuredini. Të nesërmen, e pashë nga kamerat që po vinte një autokolonë policie dhe e dija që do të vinin të më arrestonin por nuk kam bërë rezistencë. Çunat e Fushë Krujës nuk i kisha parë asnjë herë. Si fytyra nuk i kam parë. Në Sky kisha kontakte me ta. Biseda të shkurtra. I kam pyetur ndonjëherë për Nuredinin”, ka treguar ai.
Ndërkohë Xhuliano Hoxha, një nga të pandehurit pretendon se nuk a asnjë lidhje me krimin pasi në atë kohë ka qenë në qeli.