Fitoi titullin kampion dhe Kupën në këtë sezon, Besnik Hasi piketon mesfushorin kuqezi

Besnik Hasi synon të kthejë Anderlehtin përsëri në majën e futbollit belg dhe për këtë arsye, trajneri shqiptar ka nisur të planifikojë që tani përforcimet për merkaton e futbollistëve me të cilët do të përballojë sezonin e ardhshëm. Një prej dëshirave të tij për merkaton mësohet se është edhe një emër i cili ka veshur fanellën e Kombëtares shqiptare, Lindon Selahi.

Mesfushori 26-vjeçar ka mbyllur këtë sezon me titullin kampion dhe Kupën e Kroacisë, duke dominuar plotësisht futbollin bë këtë vend me fanellën e Rijekës. Kontrata e tij përfundon në qershor dhe ai pritet të vendosë për të ardhmen e tij meqë do të dalë së shpejti futbollist i lirë.

Për Selahin kishte oferta nga klube të ndryshme në Kroaci, Holandë e Belgjikë. Por së fundmi ka dalë në skenë pikërisht Anderlehti, që synon të rikthejë lavdinë e viteve të kaluara, pasi i mungon titulli që nga viti 2017. Në sezonin e fundit, skuadra e drejtuar nga trajneri shqiptar e mbylli në vendin e katërt kampionatin, shumë larg ekipeve që rivalizonin për titullin ndaj Hasi ka pikëtuar emra me eksperiencë si Selahi për të përforcuar ekipin.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×