Interesimi për Manaj, një klub turk pas sulmuesit kuqezi

Nga penalltia e humbur ndaj Serbisë tek e ardhmja e tij. Rey Manaj mbetet në qendër të mediave ku për të flitet, jo vetëm në Shqipëri, por dhe në Turqi. Sulmuesi pritet të largohet nga Sivaspor, skuadër që ka në pronësi kartonin e tij, por jo nga Turqia, pasi për të interesohen disa ekipe në Superligë.

Sipas mediave në Turqi, së fundmi interes për të ka shfaqur Samsunspor, skuadër që e mbylli sezonin në vendin e tretë. Ekipi i Arbnor Mujës do të luajë në Evropë këtë vit, për këtë arsye po planifikojnë të përforcohen gjatë merkatos së verës dhe Manaj shihet si opsion ideal.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×