
Këngëtarja britanike Joss Stone, 38 vjeçe, ka sjellë në jetë fëmijën e saj të katërt me bashkëshortin Cody DaLuz, një ish-marins amerikan. Çifti kanë mirëpritur një vajzë të quajtur Nalima Rose, ndërsa Joss ndau një foto të ëmbël nga spitali në Instagram, duke shkruar: “Mirë se erdhe në botë, Nalima jonë e bukur. Jemi shumë të dashuruar.”
Cody e shpërndau lajmin me një mesazh të shkurtër: “Dhe tani janë katër.” Çifti tashmë janë prindër të Violet (3 vjeç), Shackleton (2 vjeç) dhe Bear, një djalë i adoptuar shtatë muaj më parë.
Në një video të publikuar pak ditë para lindjes, Joss tregoi se kishte shtyrë orarin e lindjes me prerje cezariane për të ndjekur recitalin e vallëzimit të vajzës së saj Violet. “Do të jetë një ditë e çmendur”, tha ajo me humor.
Joss dhe Cody e adoptuan Bear-in në fund të vitit të kaluar, kur ai ishte vetëm një muajsh. Këngëtarja ka treguar më parë dëshirën për të pasur një familje të madhe dhe është shprehur se birësimi është pjesë e rëndësishme e historisë së tyre familjare, pasi edhe Cody vetë është i birësuar.
Çifti jeton në Nashville, Tennessee, që prej vitit 2020, kur Joss u largua nga Mbretëria e Bashkuar pas një komplot rrëmbimi ndaj saj.