Lojtari i Realit entuziast: Fitojmë Botërorin e Klubeve! Rinovimi? Madridi është Madrid

Pasi i tha lamtumirë Ancelottit, Real Madridi e priti Xabi Alonson me krahë hapur, për të filluar një cikël të ri dhe të suksesshëm. Gjithçka nis me Kupën e Botës për Klube dhe debutimin e tij ndaj Al Hilal të Simone Inzaghit, një sfidë të cilën ish-lojtari i Milanit, Brahim Diaz, e komentoi para gazetarëve.

“Me kaq shumë dëshirë dhe kaq shumë ambicie. Është një tjetër titull që do të përfundojë në kabinetin e trofeve nëse gjithçka shkon mirë”.

Një mendim për Xabi Alonson: “Ai ende ka të njëjtën cilësi. Kur zbret në fushë, është ende një nga më të mirët. Ai është një person i afërt me grupin dhe flet me të gjithë. Ajo që i thamë njëri-tjetrit mbetet mes nesh, por jam shumë i lumtur që ai është këtu dhe shpresojmë që ai të sjellë shumë tituj në Madrid”.

Rinovimi- “Gjithmonë kam dashur të qëndroj këtu, të kem sukses në Real Madrid dhe mendoj se po ia dal. Madridi është Madrid”.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×