Milani vazhdon të punojë fort në merkato, edhe pse jemi vetëm në muajin qershor.
Kuqezinjtë kanë shtuar ndjeshëm presionin për të arritur te Granit Xhaka, me klubin e Serie A që tani ka ndërmarrë hapa konkret.
Sipas asaj që shkruajnë mediat, të hënën pati një mision nga drejtori sportiv Tare në Gjermani, ku u zhvillua një takim me agjentët e Xhakës në mënyrë që të gjente formulën e duhur për të bindur Bayer Leverkusen.
Leverkusen po reziston mjaft mirë deri tani, por jo pafundësisht, pasi vendimtare në fund do jetë vetë dëshira e mesfushorit.