Ish-zv.drejtuesi i krimeve të rënda, Besnik Muçi, sot në rolin e avokatit, i ftuar në emisionin Log. në News24, duke diskutuar në lidhje me ndikimin e kriminalitetit në sigurinë kombëtare, u shpreh se tashmë grupet kriminale ndërveprojnë me njëri-tjetrin
Sipas Muçit, grupet tashmë janë më të strukturuara dhe kanë nuanca të mafias, por që nuk kanë një hartë të shpërndarë.
Besnik Muçi: “Në Shqipëri, nëse flasim në kuptimin e ngushtë të fjalës, ka grupe kriminale ku ushtrojnë aktivitetin në territore të caktuara, Shkodër, Elbasan, Fier, Durrës, Tiranë, Vlorë, etj, por në territorin tonë ato ndërveprojnë mes tyre. Nuk ekziston një hartë e grupeve kriminale, por ka grupe të forta dhe të stabilizuara.
Por kohët e fundit kanë kaluar nga grupe kriminale, në grupe më të strukturuar, duke marrë nuancën e një mafie, ashtu siç e thanë edhe struktura antikorrupsion dhe antimafie e Italisë në takimin e përbashkët para pak kohësh në takimin që patën me SPAK”.
()