Ish-zv.ministri i Brendshëm Ilir Çano gjatë një diskutimi në emisionin “Log.” në News24 ka kritikuar punën që kryen sot policia me komunitetin, ku në raport me vitet e shkuara, mungon informacioni për kontigjentin e krimit në zona të caktuara.
Çano tha se megjithëse institucionet e drejtësisë në shtetet fqinje fajësojnë shqiptarët se janë autorë të krimeve që ndodhin në vendet e tyre, edhe në Shqipëri ka probleme.
“Ne kemi raste që nuk koordinohen mirë veprimet ndërmjet institucioneve të rendit publik, të drejtësisë, të organizatave shoqërore që janë të angazhuara për të luftuar krimin”.
Ndodhin ngjarje andej, bëhen pazare jashte dhe vrasjet bëhen këtu. Si është e mundur që ata nuk kapen?
E para është se duhet të shtrohemi më mirë në punën e policisë në komunitet.
Ne e kemi pasur shumë mirë të ndërtuar dikur këtë. Policia kishte informacion mbi kontigjentin e krimit. Sot është e zbehur, s’ka raport të drejtë midis punonjësve që veprojnë në drejtori policie dhe inspektorë në terren”, tha Çano.
Ilir Çano: Ka një tendencë nga shtetet e tjera, shtetet fqinje, institucionet e tyre të drejtësisë, mundohen gjithnjë që fajin tua hedhin shqiptarëve.
Që shqiptarët janë ata që kryejnë më shumë krime në vendet etyre, që drejtësia shqiptare duhet të veprojë më ashpër ndaj atyre që kanë kryer vepra penale në Itali, Spanjë e Belgjikë. Ne kemi probleme këtu së pari.
Ne kemi raste që nuk koordinohen mirë veprimet ndërmjet institucioneve të rendit publik, të drejtësisë, të organizatave shoqërore që janë të angazhuara për të luftuar krimin.
Ndodhin ngjarje andej, bëhen pazare jashte dhe vrasjet bëhen këtu. Si është e mundur që ata nuk kapen?
E para është se duhet të shtrohemi më mirë në punën e policisë në komunitet.
Ne e kemi pasur shumë mirë të ndërtuar dikur këtë. Policia kishte informacion mbi kontigjentin e krimit. Sot është e zbehur, s’ka raport të drejtë midis punonjësve që veprojnë në drejtori policie dhe inspektorë në terren.
Unë kam parë dhe më herët kur punoja në administratë. Puna operative nuk funksionon sepse ka ikur ajo procedura e kryerjes së raporteve mbi veprimtarinë kriminale që zhvilloheshin në zona të caktuara.
()